Kategoria Superiore Shqipëri

Gjoka: Hasani çështje e klubit, të mbajmë Orelesin dhe forcojmë mbrojtjen

Largimi i Edon Hasanit drejt Sepahanit mbetet një situatë sa e paqartë aq edhe e pashpjegueshme te Vllaznia. Trajneri Ernest Gjoka e cilësoi këtë si një çështje të klubit, rreth marrëveshjeve kontraktuale me lojtarët, ndërsa këmbënguli se lojtari ishte i dëmtuar edhe pse ai ka nisur stërvitjen në Iran.

Nuk e di si i kanë lojtarët klauzolat në kontratë, sepse kontratat nuk i bëjmë ne, pasi merremi vetëm me kërkesat teknike. Edhe për Edon Hasanin nuk kam çfarë të them, sepse nuk është çështja ime. Neve na duhet të forcojmë ekipin, duhet të shohim përpara dhe nuk e dimë si mund të vijojë çështja e Hasanit.

Edoni ka qenë i dëmtuar dhe për këtë kemi ekot e tij, të gjitha vizitat e tij si në Shkodër dhe në Tiranë. E dërguam në Tiranë për një terapi speciale, për ta parë mundësinë që ai të ishte i gatshëm për të qenë në fushë ndaj Partizanit. Për pjesën tjetër pastaj nuk di çfarë tu them.

Me klauzolat e largimeve në Janar, Vllaznia rrezikon të humbasë edhe Nuredin Orelesin. Gjoka i lëshoi një sinjal klubit që ta mbajë nigerianin, duke e cilësuar një lojtar tejet të rëndësishëm, ndërsa i pyetur për afrimin e mundshëm të Sukajt zbuloi se përforcimet e ekipit në merkato do të nisin nga mbrojtja.

Këmbëngul që të mbarojmë ndeshjet, të flasim të qetë, të jemi seriozë dhe profesionalë për lojtarët e tjerë. Të jeni të sigurt që po punojmë shumë, sidomos në mbrojtje që është një nga pikat tona të dobta. Na janë paraqitur shumë alternativa si për lojtarë vendas, ashtu edhe të huaj. Po i studiojmë që të mos gabojmë.

Ndërtimin e skuadrës do ta nisim ashtu siç fillon gjithçka: nga themelet. Orelesi si Hasani? Për mua është një nga lojtarët kryesorë të Vllaznisë. Orelesi nuk duhet të largohet. Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për ta mbajtur me patjetër. Për mua është shumë i rëndësishëm në skuadër.

Vllaznia e mbyll vitin me trasfertën në kryeqytet përballë Partizanit. Sipas trajnerit, tre pikët do të ishin oksigjen për kuqeblutë dhe një dhuratë për qytetin.

Ndeshja ndaj Partizanit është shumë e vështirë. Si ne si ata jemi në momente të vëshira. Jemi munduar ta përgatisim ndeshjen me shumë qetësi, sepse për të marrë rezultat pozitiv në trasfertë me Partizanin duhet të jemi të qetë psikologjikisht dhe të japim maksimumin, ashtu siç kemi treguar një fytyrë tjetër në këto dy ndeshjet e fundit.

Tre pikët do të jenë oksiogjen i madh për qytetin dhe për futbollistët, plus që do të ishte një dhuratë për qytetin e Shkodrës për Vitin e Ri. Synimi është që Vllaznia të luajë futboll agresiv, ndërsa shkodranët buzëqeshin pas rikuperimeve të Gurishtës dhe Tafilit, si edhe kthimit nga pezullimi të mesfushorit Krymi.

Rezultate si ato të Partizanit në futboll mund të ndodhin çdo skuadre dhe nuk është ndonjë problem i madh. Ia kam spjeguar edhe futbollistëve që nuk duhet të gënjehemi nga ai rezultat. Ne po përgatitemi për një Partizan shumë agresiv dhe po të jemi po aq aresivë sa kundërshtari mund të marrim atë që duam.

Nga ndeshja e fundit kthehen Gurishta dhe Tafili që do të jenë në dispozicion të ekipit. Fat i madh është edhe rikthimi i Krymit, gjysmën e dënimit të të cilit e kemi konvertuar në gjobë financiare.

Related posts

ZYRTARE/ U transferua me bujë te skuadra holandeze, del lojtar i lirë mesfushori i Kombëtares…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Flet trajenri Duro: Një gol na krijoi tentsion, por…

Delo.autor

Ministri i Financave shtyn kontrollin tatimor për klubet: Qeveria nuk ndërhyn, hulumtimi pas zgjedhjeve

Q.Autor

Leave a Comment