Futboll Ligue 1

Marseille planifikon të nënshkruaj para-kontratë me Wilshere

Skuadra e madhe franceze, Olympique Marseille janë të interesuar në mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.

Anglezi është në vitin e fundit të kontratës së tij me gjigantin londinez, pasi kontrata e tij skadon në muajin qershor.

Kështu, që nga 1 janari Wilshere është në gjendje të flasë me klubet tjera kur ai të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale.

Sipas rrjetit të madh televiziv ESPN, gjiganti francez, Marseille është ekipi më i fundit që ka shpreh dëshirën për të nënshkruar me atë.

 Wilshere ka ri-zbuluar formën e tij më të mirë dhe ka shmangur çdo pengesë lëndimi në këtë fillim sezoni.

Shumë klube thuhet se po monitorojnë situatën e tij, përfshirë edhe rivalët lokal londinez, West Hamin.

Por, gjigantët e Ligue 1, Marseille shpresojnë të hapin bisedimet muajin e ardhshëm mbi një lëvizje të mundshme në Stade Velodrome.

Gara për shërbimet e Wilshere pritet të jetë e fortë, por anglezi do të preferonte qëndrimin në Ligën Premier për ta pasur më të lehtë grumbullimin me Anglinë për kampionat botëror.

Related posts

Liverpool në kërkim të një portieri, prioritet Oblak i Atleticos

Q.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Suarez & Co përballë aziatikëve, mësoni rreshtimet në Uruguaj-Kore e Jugut

F.autor

SPECIALE/ Frika nga presioni: Botërori “Rusi 2018” nga “klasi i seleçaos” e deri te “grinta albiceleste”

Sadik.Autor

Leave a Comment