Futboll La Liga

Golashënuesit më të mirë në historinë e ‘El Clasico’-s, kryeson ylli i …

Ndeshja më e madhe e futbollit botëror ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës po afrohet.

Dy rivalët e mëdhenj do ta zhvillojnë ‘El Clasicon’ numër 270 në të gjitha garat.

E golashënuesi më i mirë në këtë ndeshje të jashtëzakonshme mbetet Lionel Messi.

Ylli argjentinas ka shënuar plot 24 herë në portën e Real Madridit në të gjitha garat.

Messi mbanë primatin me gjashtë gola më shumë se ndjekësi më i afërt dhe do të jetë e vështirë që në një periudhë të shkurtë kohore ta zë ndonjë futbollist vendin e argjentinasit.

Në pozitën e dytë mbetet legjenda e ‘Los Blancos’, Alfredo Di Stefano i cili ka shënuar 18 gola në portën e Barcelonës.

Futbollisti më i mirë në botë për vitin që po e lëmë pas Cristiano Ronaldo ka një gol më pak në pozitën e tretë.

Një tjetër legjendë e Realit, Raul Gonzalez zë vendin e katërt me 15 gola të shënuara në portën e rivalit të madh.

E pozitën e pestë e mbanë ish-sulmuesi i Barcelonës Cesar Rodriguez me 14 gola sa kanë shënuar edhe Francisco Gento dhe Ferenc Puskas të Real Madridit.

Related posts

SPALLETTI E GRUMBULLOI ISH-KAPITENIN E INTERIT/ Tifozeria “shpërthen”: Icardi zhduku…

Delo.autor

7 vjet kampion rradhazi, ja shpërblimet e Juventus për dopietën e këtij sezonit

Sadik.Autor

LEGJENDA E ROMËS/ Dëshirë e mbetur peng, Totti: Këta dy lojtarë i doja në Romë

Isa.Autor

Leave a Comment