Futboll Sport

“MAKINERI” GOLASH/ Rrjeta e 7-të sezonale, ish-sulmuesi i Kombëtares nuk di të ndalet

Besart Berisha vazhdon të shënojë pa pushim me skuadrën e Uestern Junajtid në Australi, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe ditën e sotme.

Skuadra e ish-sulmuesit te Kombëtares, po barazon 1-1 ndaj Uelington Foniks, teksa golin e parë të ndeshjes e ka shënuar pikërisht Berisha. Në minutën e 32’, sulmuesi 35-vjeçari ia doli të shndërrojë në gol një penallti të fituar nga shokët e skuadrës.

Ky është goli i shtatë sezonal për Berishën, i cili është kthyer në një “makineri” golash dhe nuk di të ndalet, teksa vazhdon të ketë dëshirën e madhe për të shënuar sa më shumë gola, sikur të ishte në fillimet e karrierës së tij.

Related posts

Guri në kërkim të golit: Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare, duhet që…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ FROSINONE/ Ancelotti: Duhet të qëndrojmë të qetë, Kundër Liverpool nuk do të…

Isa.Autor

“ZOTI” I “TOPIT TË ARTË”/ Rrëfimi emocional i Modricit: Askush nuk besonte tek aftësitë e mia

Isa.Autor

Leave a Comment