Albanian Stars

Grezda ‘shkëlqen’ në kampionatin Kroat, vjen oferta tunduese nga Turqia

Fitorja ndaj Turqisë në miqësoren e fundit në Antalia ishte gëzim i dyfishtë për një nga futbollistët kuqezinj. Jo vetëm suksesi kolektiv me fanellën e përfaqësueses, por edhe ai personal. Eros Grezda gjeti golin e tij të parë me Kombëtaren A.

Mirëpo, shpërthimi i tij nuk është ndalur vetëm në një 90-minutësh me kuqezinjtë. Edhe te Osijek, shqiptari ka bërë mirë dhe tashmë ka arritur të fitojë vëmendjen e mediave kroate.

Eros Grezda

Në një analizë të bërë në “indeks.hr”, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë e ka vlerësuar shqiptarin si një prej futbollistëve që meritojnë të jenë në formacionin më të mirë të kampionatit deri në këtë fazë që është luajtur. Jo vetëm kaq, por Grezda është një prej futbollistëve në qendër të merkatos.

Paraqitjet e tij kanë bërë që të jetë në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave në Serinë A, mirëpo “Panorama Sport” ka mësuar nga burime të sigurta se për shqiptarin ka oferta edhe nga kampionati turk.

grezda

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se Kardemir Karabukspor ka bërë një ofertë të çmendur në adresë të shqiptarit, por pozitat momentale të klubit turk nuk janë ideale.

Ndonëse bëhet fjalë për shifra të kënaqshme financiare si për klubin, ashtu edhe për vetë lojtarin, renditja në vendin e fundit nuk është faktor pozitiv.

Për këtë, duket që shqiptari dhe menaxheri i tij do të jenë në pritje dhe duke vlerësuar interesimin e skuadrave “BIG” në Europë përpara se të tundohen nga oferta turke.

Grezda

Josko Jelçiç ka analizuar ecurinë e Dinamos së Zagrebit, e cila dominon në kampionatin kroat për këtë edicion, por edhe ka vlerësuar elementet më cilësorë të elitës së futbollit kroat deri në këtë pikë të edicionit.

Sipas tij, dilema e vetme për të bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë ka qenë në rolin e mbrojtësit të majtë.

grezda

Në balotazh, ai ka vendosur mbrojtësin e Osijek, Barisiç dhe Sosu të Dinamos së Zagrebit. Mirëpo, një prej lojtarëve që ai e ka përzgjedhur pa u menduar dy herë, është mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Eros Grezda.

Me atë që ka bërë te Osijek në 27 ndeshje deri në këtë pikë të sezonit, duke shënuar 4 gola në kampionat, dy në kupë dhe një gjatë kualifikueseve europiane, 22-vjeçari nga Gjakova ka fituar një vend titullari mes më të mirëve të kampionatit kroat.

Related posts

Merkato/ Memushaj pritet të ndryshojë skuadër, zbulohet klubi i ri

Delo.autor

“Plasin” ofertat për Celinën kërkohet nga “gjigandët” gjerman

Q.Autor

Shtohet interesimi për mesfushorin kuqezi, edhe një tjetër klub italian në garë

Q.Autor

Leave a Comment