Albanian Stars

Një talent shqiptar debuton në Bundesligë, por cilën Kombëtare do të zgjedhë…?

Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbecaj, i lindur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, debutoi në Bundesligë, me fanellën e Wolsburgut në sfidën ndaj Hanoverit.

Rexhebecaj firmosi në datën 20 gusht të vitit 2017 kontratën e tij të parë si profesionist, ndërsa më parë ishte pjesë e akademisë së Wolsburgut.

Paraqitjet e shkëlqyera me skuadrat zinxhir të klubit bardhjeshil bënë që ai të bindë drejtuesit për ta thirrur në ekipin e parë.

Mesfushori shqiptar u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t, duke zëvendësuar Didavin.

Wolfsburgu arriti të triumfonte në transfertë me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Mali në minutën e 72-të.

20-vjeçari nuk ka zgjedhur ende kë kombëtare do të përfaqësojë, edhe pse shpresohet të zgjedhë fanellën kuqezi.

Related posts

Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

Q.Autor

Nga Strakosha tek Ajeti, ja futbollistët e një familjeje

Q.Autor

Sulmuesi i Kombëtares e konfirmon: Jam pa skuadër, sapo e ndërpreva kontratën me…

Q.Autor

Leave a Comment