Futboll Seria A Sport

MERR FUND TELENOVELA/ Arrihet akordi për transferimin e Alisson

Liverpool ka bërë gati një ofertë prej 58 milionë paund për të marrë portierin e Romës, Alisson. E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, pretendon se ditën e sotme pritet që lojtari të firmosë kontratë pesëvjeçare me gjigantët e Premier League. Oferta e “The Reds” prej 53 milionë paund, plus 5 milionë shtesë, i është afruar çmimit që Roma ka kërkuar për shitjen e brazilianit, 62 milionë paund. Por, drejtuesit e klubit thuhet se kanë rënë dakord me ofertën e anglezëve. 25-vjeçari pritet të fitojë pak më shumë se 100.000 mijë paund në javë, plus bonuse të tjera në “Anfield”.

Për të marrë shërbimet e tij interes pati shfaqur edhe Real Madrid, por gjigantët spanjollë u distancuan më pas. Paraqitja e tij pozitive me Romën ka bindur trajnerin Tite, i cili i besoi vendin e titullarit në të gjitha takimet e luajtura në Botërorin “Rusi 2018”. Përformanca e tij bëri që gardiani i Manchester City-t të qëndrojë në stol. Për momentin lojtari ndodhet në Sardenjë, ku po kalon pushimet me partneren e tij, pasi përfaqësuesja braziliane u mposht në çerekfinale nga Belgjika.

Drejtuesit e Liverpool, janë të vendosur për të nënshkruar me një portier të ri, i cili do të zëvendësojë gjermanin Loris Karius. Ky i fundit u “kryqëzua” për gabimet që bëri në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid. Pavarësisht dy gabimeve në finalen e Kievit, trajneri Jurgen Klopp e ka mbrojtur lojtarin e tij, ndërsa theksoi se ‘të gjithë bëjnë gabime, edhe profesionistët”.

Alisson e filloi karrierën e tij te Inter dhe u transferua te Roma në 2016 për 7 milionë paund. Ai ka zhvilluar 31 ndeshje me Brazilin dhe është zgjedhja e parë e trajnerit Titte, para Ederson. Drejtori sportiv i kryeqytetasve, Monchi tha dy ditë më parë se nuk kishin marrë asnjë ofertë për Alisson, i cili ka ende tre vite të tjera kontratë me ekipin.

Related posts

REAL MADRID-BETIS/ “Superman” Courtois, portieri shlyen gabimin e Varane (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Triumfon Manchester City, “Djajtë e Kuq” ndalen në transfertë

Delo.autor

De Vrij: I dëshpëruar që po largohem në këtë mënyrë

Q.Autor

Leave a Comment