Futboll Premier League

Guardiola: Nuk ishim të interesuar për Van Dijk

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se klubi i tij nuk ka qenë i interesuar për mbrojtësin e ri të Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Van Dijk që është 26 vjeç erdhi në Anfield nga Southampton në afatin e janarit për rreth 80 milionë euro.

Testet mjekësore janë kryer të mërkurën dhe ai pritet të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Holandezi pritet të paguhet 180 mijë funte në javë te ‘The Reds’, pasi për të interesim kishte edhe nga City dhe Chelsea.

Pas ndeshjes me Neëcastle United, ku City fitoi 1-0,  Guardiola u pyet edhe për transferimin e Van Dijk.

 “Jo. Jo, jo jo”, ishte përgjigja e spanjollit për interesimin ndaj lojtarit.

Guardiola e nëvizoi dukshëm që nuk ishin të interesuar për lojtarin.

City tani ka 15 pikë, më shumë se United, ndërsa kanë fituar 19 nga 20 ndeshje.

Related posts

SULMUESI I JEP ULTIMATUM BARCELONËS/ Nëse s’ka ndryshime, do iki në janar

Isa.Autor

Ançelotti përvesh “mëngët”, Napoli gjen zëvendësuesin e HYSAJT

Isa.Autor

“SHERR” PËR GODITJEN E DËNIMIT/ Medel godet me shpullë Quarezman (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment