Futboll La Liga Sport

Perez e ka seriozisht, Reali bën gati 200 mln euro për sulmuesin francez

Real Madridi është gati të bëjë një ofertë të madhe për të marrë Kylian Mbappe nga duart e Paris Saint-Germain. Galaktikët kanë thënë se dëshirojnë të rindërtojnë skuadrën e tyre për një kohë të gjatë, me sulmuesin Karim Benzema dhe anësorin Gareth Bale shumë pranë largimit. Mbappe ishte një nga objektivat e Florentino Perez gjatë verës së kaluar, por “Los Blancos” e humbën garën e Paris SG, që bëri një ofertë të madhe duke arritur shifrat e 180 milionë eurove.

Sipas “Don Balon”, Perez premton të lërë çdo pretendim për nënshkrimin e Neymar nëse ai është në gjendje të marrë Mbappe, i cili ka dhënë njëmbëdhjetë asiste dhe ka shënuar 21 gola në të gjitha garat këtë sezon për kampionët e Francës. Vetëm 19 vjeç, ish-sulmuesi i Monaco është shpallur si e ardhmja e futbollit francez. Kampionët në fuqi të Evropës janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për francezin.

Presidenti i Real Madridit kërkon të përforcojë sulmin, pasi BBC nuk është më një trident që garanton gola dhe trofe. Të paktën në këtë sezon ata kanë luajtur shumë rrallë me njëri-tjetrin në fushë. Real ka nevojë për një alternativë sulmuese ndaj portugezit Cristiano Ronaldo, i cili mbushi 33 vjeç. Benzema pritet të largohet në merkaton e verës, pasi këtë sezon ka dështuar të tregojë vlerat e tij, ndërsa situata e Gareth Bale është e ndryshme.

Uellsiani është një ndër lojtarët më të kërkuar të Real Madridit, kryesisht nga klubet e Premier League, por shqetësimi që drejtuesit spanjollën kanë prej tij është fakti, se ai ka pësuar shumë dëmtime dhe në momentet më të rëndësishme kur Reali ka patur shumë nevojë për të, ai ka qenë i dëmtuar. Agjenti i uellsianit konfirmon, se Bale është i lumtur në Madrid, por jo drejtuesit që janë mërzitur nga dëmtimet e shpeshta dhe janë gati ta shesin për të sjellë njërin ndërmjet Mbappe dhe Neymar në Bernabeu. 

Related posts

FESTË SHQIPTARE NË EUROPA LEAGUE/ Shkëndija dhe Renova kualifikohen në transfertë

Delo.autor

Nice e Balotellit luan shansin e fundit kundër Lyon për Evropën

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ PO MAHNISIN: KOSOVA drejt Ishujve Faroe për suksesin e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment