Futboll Sport

RIKTHEHET NË PRILLIN E 2010/ Mourinho tregon strategjinë: Ja si e ndala Messin me Interin (VIDEO)

Jose Mourinho është rikthyer në prillin e vitit 2010, asokohe trajner i Interit, ku arriti të eliminojë Barcelonën e madhe të Pep Guardiolës dhe shkoi në finale të Champions League, ku fitoi ndaj Bayern Munich.

Trajneri portugez ka analizuar strategjinë që përdori për të ndalur katalanasit dhe më kryesoren: mënyrën si ndali Messin në atë fitore 3-1 në “San Siro”.

Formacionet e ndeshjes:

Mourinho shpjegoi se ishte ndeshja e parë dhe duhet të mendonin edhe të shënonin, përveçse të mbroheshin. Çelësi ishte si të ndalnin Lionel Messin dhe “Special One” shpjegoi se përdori trekëndëshin Zanetti-Motta-Pandev.

Zanetti kishte për detyrë të përballonte sulmet direkte të argjentinasit, mirëpo në rast se Messi shkonte në qendër, atëherë Thiago Motta merrte përgjegjësinë për të mbrojtur, teksa Goran Pandev kthehej pas në rolin e mbrojtësit të krahut dhe markonte Dani Alves.

Më tej shpjegoi se nëse Messi depërtonte në të djathtë, detyra kalonte tek Cambiasso dhe Sneider merrte përsipër pozicion mbrojtës, atë të argjentinasit.

Sulmi – Mënyra më e mirë për t’i shënuar gol Barcelonës sipas Mourinho është sulmi nga krahët. Asokohe Maxwell dhe Alves depërtonin shumë në sulm duke ndihmuar para, por linin hapësira në krahët e mbrojtjes dhe Pyol e Pique ishin shumë të ekspozuar.

Për këtë detyra i takoi Pandev dhe Eto’o që të gjenin hapësira, por sipas Mourinho Maicom ishte fenomenal në atë ndeshje dhe shfrytëzoi më së miri çdo hapësirë që la Maxwell mbrapa.

Më tej portugezi analizoi se kishte disa lojtarë shumë të fortë në shpejtësi, për më tepër që pati një grup që mund të luante shumë mirë në pozicionin mbrojtës, por mund të ishin të njëjtë edhe në gjysmëfushën e kundërshtarit. Mbrojtje në bllok dhe sulm në grup, ishte strategjia e Mourinho.

Related posts

I MJAFTOJNË 4 MINUTA LOJË/ Mahrez zhbllokon sfidën ndaj Leicester me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

YLLI MURIEL REFUZON OFERTËN/ “Kuqezinjtë” kthejnë sytë nga sulmuesi i Southamptonit…

Delo.autor

Spanjë-Argjentinë / “Tiki-taka” kundër subkampionit të botës

Sadik.Autor

Leave a Comment