Futboll Premier League

Guardiola shfaqet skeptik: City nuk mund të fitojë 4 trofe këtë sezon

Pep Guardiola shpejt ka hedhur poshtë diskutimet për një sezon me katër trofe për Manchester Cityn.

City arriti që të sigurojë vend në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës pas një fitore në penalti ndaj Leicesterit.

Sidoqoftë, Guardiola nuk mendon se City do të festojë katër trofe këtë sezon edhe pse duket shumë afër dy prej tyre.

 “Harrojeni këtë. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk do të ndodhë, jo”, tha Guardiola.Katalanasi sugjeroi se Leicesteri pati fat që arriti deri në penalti.

“Televizioni nuk gënjen, e tregon a ishte penalti apo jo, por ne e tejkaluam atë situatë. Në futboll, këto gjëra mund të ndodhin”, shtoi Pep.

Manchester City gjendet në krye të Ligës Premier po ashtu me 11 pikë më shumë se United që gjendet në vendin e dytë.

Related posts

TURPËROHEN NË “OLD TRAFFORD”/ Shikoni si Sulmuesi i Wolves “poshtëron” 3 mbrojtësit e “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON DËSHIRËN E MADHE/ Koeman: Do ta doja Mbappe tek Barcelona, një nga më të mirët në botë

Delo.autor

E BUJSHME/ NEYMAR “i shkel syrin” ANGLISË: Herët a vonë, çdo kampion duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment