Futboll La Liga Sport

Real Madrid mendon për zëvendësuesin e Modric, “shënjestron” lojtarin e Totthenham

Real Madrid është shpallur për herë të tretë rradhazi kampion i Champions League duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në këtë kompeticion. Por pavarësisht sukseseve në këto vite, ‘galacticos’ duan që të përforcojnë akoma më tepër ekipin dhe të krijojnë një bazë për të vijuar sukseset edhe në të ardhmen.

Për këtë arsye Marca shkruan se ata kanë vënë në shënjestër mesfushorin e Totthenham, Christian Eriksen. Danezi ka kaluar një formë të shkëlqyer në sezonin që u mbyll dhe për të interes ka shfaqur edhe Barcelona. Eriksen shihet si zëvendësuesi ideal i Luka Modric i cili në shtator mbush 33-vjeç dhe nuk garanton të njëjtin ritëm në vitet në vijim.

Related posts

“MË KA MUNGUAR SHUMË KOMBËTARJA”/ Sulmuesi Muriqi: Nuk ka rëndësi rezultati kur është vëllazërore

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Bylis-Kukësi

Delo.autor

ANGLI-IRLANDË/ Nuk ndalon së shënuari, sulmuesi Calvert-Lewin është njeriu i momentit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment