Kategoria Superiore Shqipëri

‘Guerrislat’ trondisin me këtë deklaratë: Na e nxinë 2017-ën

Tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils”, kanë konfirmuar prezencën e tyre në ndeshjen e fundit të këtij viti.

Nëpërmjet një deklarate në Facebook, ata e cilësojnë si një vit i cili u mbyll turpshëm, nga ata që drejtojnë dhe luajnë në fushën e lojës.

Ultrasit shtojnë se për ta, nuk ka rëndësi vëllai i kujt je, apo sa të famshëm e ke mbiemrin, e rëndësishme është thjesht të respektosh fanellën.

Ja dhe postimi i plotë i tifogrupit:

“Të premten ora 13:00 Partizani ynë luan ndeshjen e fundit për vitin 2017. Një vit që u mbyll turpshëm nga ata që drejtojnë dhe ata që luajnë. U nxi nga ata që morën përsipër të dilnin triumfatorë!

Por kjo nuk do të thotë që ne ta lëmë Legjendën në duart e atyre që nuk e meritojnë, ndaj ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në stadium!

Gjithashtu duam të sqarojmë dy gjëra që me keqardhje shohim se janë transformuar me qëllim dashakeqës nga mediat dhe portalet servile të emrave të caktuar në klub.

Së pari nuk ka asnjë protestë. Së dyti ne nuk kemi sulmuar veç lojtarët, por të gjitha hallkat e klubit, që i cilësojmë fajtorë për situatën katastrofike që Partizani po kalon dhe nuk kemi kursyer askënd !

E fundit:

Nuk ka rëndësi sesa të famshëm e ke mbiemrin, apo vëllai i kujt je nëse përfaqëson fanellën, duhet te tregohesh i denjë, ta respektosh dhe ta lartësosh atë fanellë ! Atëherë gezoni respektin dhe lavdinë ndryshe jeni vetem 0 ! Kaq është diferenca nga 0 në hero ose anasjelltas!”.

Related posts

E BUJSHME/ Talenti i Kombëtares Shpresa arrin akordin me Fenerbahçen

Delo.autor

COVID-19 TEK TIRANA/ Sulmeusi Ngo me temperaturë, dyshime edhe për Seferin

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Skënderbeu, Ndizet sfida. Skuadra e Shkëmbit kërkon me ngulm golin e avantazhit

Delo.autor

Leave a Comment