Futboll Seria A

Icardi: Ndaj Sassuolos, një ndeshje e vështirë

Mauro Icardi pranon se do të jetë  një ndeshje e vështirë kundër Sassuolos këtë fundjavë por theksoi se do të bënin më të mirën e mundshme për ta filluar sa më mirë vitin 2018.

Nerazzurrët humbën ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi me Udinesen të shtunën.

Sonte klubi mbajti konferencën e tij të Krishtlindjeve dhe sulmuesi u foli gazetarëve për gjendjen aktuale të ekipit.

“Sot jemi këtu me një rezultat të pakënaqur nga ndeshja e fundit”, pranoi Icardi.

“Por ne jemi duke festuar Krishtlindjet së bashku, për të festuar udhëtimin që ne kemi bërë së bashku deri më tani.”

“Sassuolo ka luajtur mirë për disa vite, e dimë se është e vështirë për ne, sepse ata patjetër do të luajnë një ndeshje të mirë.”

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të filluar vitin e ri mirë dhe të fillojmë menjëherë.”, përfundoi argjentinasi.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ANGLI-SAN MARINO/ Amatorë dhe tregtarë makinash, ja kombëtarja që do të sfidojë “Tre Luanët”…

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Zbardhet debati i Insinjes me arbitrin: Nuk të thashë ‘ik p****u’

Delo.autor

Inter fiton, por Spalletti kërcënon Brozovic dhe Borja Valero

Q.Autor

Leave a Comment