Futboll Ligue 1

Emery: Do kërkojmë për një mesfushor gjatë janarit

Unai Emery ka sugjeruar se Paris Saint-Germain mund të jetë në treg për një mesfushor me mbrojtëse në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.

Lojtari i rregullt i mesfushës së parisienëve, Thiago Motta, ka humbur shumicën e gjashtë javëve të fundit me një dëmtim në gju.

Kjo e detyruar trajnerin Emery në zgjidhje më të improvizuara për këtë pozicion delikat për çdo skuadër.

Adrien Rabiot është vendosur në bazën e mesfushës mbrojtëse herë pas here, ndërsa Giovani Lo Celso ka filluar si titullar në fitoren 4-1 kundër Rennes të shtunën para se të zëvendësohet me me Mottan në pjesën e dytë.

Edhe pse Emery ka qenë i impresionuar me kontributet e kufizuara të të riut argjentinas, ai ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të shtojë një lojtar më me përvojë, nëse Motta lëndohet përsëri.

Këto fjalë trajneri spanjoll i PSG-së i ka thënë gjatë konferencës për shtyp para vizitës të së mërkurës në Caen.

“Na kemi mungesë te një lojtari me profilin e Thiago Mottas, një numër 6 të vërtetë”, ka thënë fillimisht Emery.

“Ndoshta ne mund të kërkojmë një lojtar. Edhe ata që kanë mbuluar këtë rol, siç është Giovani Lo Celso të shtunën e kaluar, kanë bërë shumë mirë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Related posts

Verona pret Cagliari në një ndeshje vendimtare në betejën për të shmangur rënien nga Seria A

Sadik.Autor

Icardi ‘gëzon’ Interin, i gatshëm ndaj Bolognas

Q.Autor

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati nuk po gjen hapsirë tek Barcelona, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment