Futboll Seria A

Immobile “tradhëton” Lazion, vjen kartoni i parë i kuq nga VAR

4 gola, 1 karton të kuq dhe një fitues. Torino bën goditjen e madhe në “Olimpico” kundër Lazios duke i mohuar skuadrës bardhekaltër mundësinë për hapin e madh të sezonit. Fundi i pjesës së parë dhe fraksioni i dytë vendosi fatet e takimit të luajtur në kryqytetin italian ku vendimet e arbitrit ndoshta do të diskutohen gjatë në mediat italiane.

Një pretendim i Lazios për prekje të topit me dorë nuk u akordua 11 metërsh nga Giacomelli që nuk vendosi të konsultohej me sistemin VAR, ashtu siç bëri për rastin “Immobile” i cili nuk i përmbajti nervat pas provokimit të mbrojtësit Burdisso.

Direkt karton i kuq për sulmuesin bardhekaltër dhe ai moment ndryshoi rrjedhën e takimit pasi menjëherë me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, Torino kaloi në avantazh me Alex Berenguer, ndërsa 10 minuta më pas Tomas Rincon shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes. Lazio u përpoq të reagonte dhe krijoi iluzionin e rikthimit në ndeshje me realizimin e Luis Albertos, por rrjeta e Simone Ederas vulosi shpresat e skuadrës së Simone Inzaghit.

Një humbje që peshon shumë në sezonin e bardhekaltërve të cilët kishin mundësi të barazonin me pikë Romën e vendit të katërt, ndërsa Torino rigjen buzëqeshjen me një fitore që për momentin shpëton pankinën e ish-it të madh të mbrëmjes, Sinisa MIhajlovic.

Related posts

Nga Totti te Rijkaard, deri ta Douglas Costa/ Sa shumë pështyma në futboll

Isa.Autor

THIAGO SILVA DEBUTOI ME GAFË NË PREMIER/ Shikoni gabimin e mbrojtësit brazilian që i kushtoi me gol (VIDEO)

Delo.autor

SALZBURG-BAYERN MUNICH/ “Bavarezët” duan kualifikimin që në ndeshjen e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment