Bundesliga Futboll

Van Gaal ‘thumbon’ Dortmundin: Janë klub i vogël, nuk krahasohen me Bayernin

Ish-trajneri i Bayern Munich, Louis van Gaal ka deklaruar se Borussia Dortmund nuk mund të krahasohet kurrsesi me klubin bavarez. Trajneri holandez më pas pranoi se nuk do të pranonte kurrë të drejtonte ekipin verdhezi. “Borussia? Nuk do të shkoja kurrë aty. Nuk kam kohë që të transformoj një klub të vogël në një skuadër të madh. Dortmund nuk mund të krahasohet me Bayern Munich”, deklaroi trajneri holandez 66-vjeçar për mikrofonin e “Fox Sports”.

Van Gaal nuk ka drejtuar më asnjë ekip që nga momenti kur u largua nga Manchester United në vitin 2016, pasi drejtoi “Djajtë e Kuq” për dy sezone të konsideruara të dështuara, duke u zëvendësuar nga ish-ndihmësi i tij te Barcelona, portugezi Jose Mourinho. Në sezonin e tij të parë te Bayern Munich, 2009-2010, Van Gaal fitoi thuajse gjithçka, kur pas Kupës së Gjermanisë dhe Bundesligës, arriti në finalen e Champions League, për tu mundur 2-0 nga Interi i “Tripletës”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Gjimshiti në listën e Igli Tares

F.autor

MIQËSORE/ Sulmuesi Broja sërish protagonist me Chelsea, shënon gol në Dublin ndaj Drogheda

Delo.autor

PËRDORI FJALË BLASFEMIKE NDAJ SHOKUT TË SKUADRËS/ Veterani Buffon mëson vendimin përfundimtar nga Gjykata Kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment