Futboll La Liga

Jordi Alba zbulon sekretin: Falë tij jemi bërë të paparashikueshëm

Jordi Alba, mbrojtësi i majtë i Barcelona-s, ia ka atribuuar trajnerit Ernesto Valverde fitoren e rëndësishme 3-0 të arritur në “El Clasico”-n e luajtur në “Santiago Bernabeu”: “Trajneri na jep shumë siguri, na lë të lirë të luajmë sipas ritmeve që kemi”, ka thënë spanjolli.

“Jemi më të organizuar dhe më të bashkuar. Kundërshtarët e kanë të vështirë të na çajnë dhe ku kjo ndodh, Marc (ter Stegen) është gjithmonë gati. Loja jonë sulmuese nuk është më spektakolar si në sezonin e kaluar kur kishim tre sulmues, por tani kemi më shumë liri dhe mund të jemi më të paparashikueshëm”.

Fitorja e marrë në fushën e Real Madrid ka ndihmuar Barcelona-n të shkojë në kuotën e 45 pikë në renditjen e kampionatit spanjoll. Nëntë pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Atletico Madrid dhe 14 nga Real-i, që ka një ndeshje për të rikuperuar.

Related posts

Shtypi argjentinas, i pamëshirshëm: U rikthye fantazma e 2014-ës

Sadik.Autor

LIVE/ Chelsea-Eintracht Frankfurt, Loftus-Cheek kalon në epërsi “Blutë e Londrës”

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbeu – Laçi, caktohen gjyqtarët e finales së madhe

Sadik.Autor

Leave a Comment