Futboll

Shtypi argjentinas, i pamëshirshëm: U rikthye fantazma e 2014-ës

Një humbje e tillë pak muaj para Botërorit, edhe pse ka munguar lojtari më i mirë në botë, krijon shumë dyshime në lidhje me cilësinë e ekipit. Kjo është ajo që po ndodh në Argjentinë pas humbjes së bujshme 6-1 të pësuar kundër Spanjës “Wanda Metropolitano” të Madridit. Argjentina nuk ka pasur në dispozicion Messi-n, por kur nuk mjafton për të justifikuar një humbje me përmasa të tillë.

Në bankën e të akuzuarve ka përfunduar trajneri Sampaoli, i cili ka pranuar të gjitha fajet e katastrofës pas ndeshjes, dhe Gonzalo Higuain për shkak të një rasti të pastër të shpërdoruar. “Përgjegjësia e humbjes është vetëm e imja”, ka thënë trajneri argjentinas. Por Higuain, i cili është thirrur nga trajneri në vend të Icardi-t, ka bërë një paraqitje zhgënjyese. Sulmuesi i Juventus ka bërë humbur një rast në minutat e para që mund të kishte ndryshuar fatin e sfidës. Shtypi argjentinas nuk e ka pritur aspak mirë.

“Katastrofë në Madrid”, ka qenë titulli në faqe të parë i “Clarin”, një nga të përditshmet më të rëndësishme të vendit. “Papelonazo” ka qenë titulli i “Ole”, që ka përshkruar vuajtjet e Messi-t në tribunë. “Spanja ka turpëruar Argjentinën në Madrid”, ka shkruar e përditshmja e Buenos Aires, “La Nacion”. Nuk është kursyer as Higuain. Sipas shtypit, “Pipita” është kthyer “fantazma e finales së Botërorit të 2014-ës dhe i Kupës së Amerikës 2015”. Jo vetëm, por sulmuesi amerikanojugor është tallur edhe në internet nga tifozët me një seri ‘meme’-sh për rastin e humbur në “Wanda Metropolitano”.

Related posts

TRUKIM APO GAFË/ Braziliani i Marseille bën AUTOGOLIN e vitit, shënon nga një distancë prej…(VIDEO)

Isa.Autor

“DO TË JETË NJË NDESHJE PËR TË MOS U HUMBUR”/ Ish-lojtari gjerman: Presioni është tek anglezët

Delo.autor

“JAM I LUMTUR QË KTHEHEM TEK KOMBËTARJA”/ Ajeti: Plani për ndeshjet e marsit? Të luajmë me zemër dhe me shpirt

Delo.autor

Leave a Comment