Futboll Premier League

Pogba humb stërvitjen, e kishte zënë gjumi

Ylli i Manchester United Paul Pogba nuk është i njohur vetëm për klasin e tij, por së fundi është zbuluar se është edhe një gjumash shumë i madh.

Mediat angleze kanë zbuluar një ngjarje shumë intereante, që daton më 3 dhjetorin e shkuar. Pikërisht një ditë pas fitores së Manchester në Emirates Stadium kundër Arsenalit, francezi nuk është parqitur në qendrën stërvitore në Carrington.

Numrit të pafund të thirrjeve telefonike nga klubi, futbollisti nuk i është përgjugjur dhe në këtë pikë i dërguan një punonjës në shtëpi(një person që merret me të gjithë yjet e skuadrës, që në të shkuar është përdorur edhe për të blerë furçe dhëmbësh për ndonjë lojtar)për ta zgjuar.

Mourinho ndërkohë nuk e toleroi aspak këtë rast dhe vendosi veton: Pogba nuk u aktivizua për tre ndeshje, duke e bërë rikthimin në fushë pikërisht në humbjen e rëndë me Bristol City, e vlefshme për Carabao Cup.

Dhe pikërisht në konferencën për shtyp as ndeshjes Mourinho lëshoi disa thumbime për futbollistët e tij. “Stërvitja për ne është si një ditë e zakonshme që të duhet të shkosh në zyrë. Por ka edhe nga ata që nuk dua as të vijnë fare në zyrë”, tha portugezi, duke ju referuar rastit të Pogba.

Related posts

LIVE/ Liga e Kombeve: Skocia udhëheq ndaj Izraelit, “ylli” i Serisë A ndëshkon Portugalinë

Isa.Autor

“IKA NGA PARTIZANI PREJ TRAJNERIT DAJA”/ Mesfushori Hasani: Ju tregoj bisedën me teknikun pas Europianit

Delo.autor

BARCELONA-SOCIEDAD/ Messi titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment