Futboll Seria A

Juventusi ndaj Bolognas për vendin e dytë, Berisha kundër Strakoshës

Në Serinë A pavarësisht pikëve të humbura në Gjenovë me Sampdorian Juventusi i Allegrit vazhdon të qëndrojë në kontakt me skuadrat kryesuese. Bardhezinjtë i kanë që të gjitha mundësitë për të synuar edhe titullin e shtatë radhazi në kampionatin italian.

Pas barazimit pa gola në Torino me Interin “Zonja e Vjetër” viziton në orën 15:00 në “Dall’Ara” Bolonjën, skuadër që në Emilia Romagna ia ka dalë mbanë për t’i frenuar tri herë në gjashtë përballjet e fundit, madje barazimi më i famshëm është ai i dy sezoneve më pare, kur “kuqeblutë” e Donadonit ndalën Juventusin pas plot 15 fitoreve radhazi.

Po në orën 15:00 interes ngjallin gjithashtu edhe dy përballjet e tjera Fiorentina – Genoa dhe Sampdoria – Sassuolo, ndërsa në orën 18:00 në Campania pas barazimit mbresëlënës me Milanin skuadra e Beneventos do të japë maksimumin në stadiumin “Ciro Vigorito” ndaj Spalit, për të lëvizur nga pika e vetme që ka në tabelën e renditjes. Një ndër ndeshjet më të bukura në Serinë A pritet të luhet në mbrëmje në Bergamo, ku Atalanta do të përballet me skuadrën e Lazios.

Edicionin e kaluar ky takim prodhoi plot shtatë gola, teksa Lazio fitoi 4-3 brenda në Lombardi pavarësisht se në fund “zikaltrit” çuditërisht e mbyllën kampionatin në vendin e katërt në kuotën rekord të 72 pikëve, me dy më shumë sesa klubi kryeqytetas. Sidoqoftë, këtë sezon gjërat flasin qartësisht për ekipin bardhekaltër, që gjithsesi paraqitet në “Atleti Azzurri d’Italia” pas disfatës në “Olimpico” me Toron dhe pa sulmuesin Ciro Immobile, që ka shënuar 15 gola në 15 javët e para.

Po në Itali në orën 17:30 të apasionuarit e Serisë B kanë rastin për të ndjekur gjithashtu edhe takimin Pescara – Novara, me dy skuadrat që ndahen në klasifikim nga vetëm dy pikë.

Related posts

Liverpooli shfaq interes për dy lojtar nga Serie A

Sadik.Autor

“Vrasësi serial” Messi vendos dy rekorde, Barça fundos Girona-n

Q.Autor

“Shpërthen” Camp Nou, Suarez shënon gol ndaj Realit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment