Futboll Seria A Sport

Chiellini betohet për Italinë: Ekipi kombëtar nuk mund të braktiset, duhet të japim…

Së bashku me Roberto Mancinin, Giorgio Chiellini ndërhyri në një konferencë shtypi nga Bolonja. Mbrojtësi i Juventusit, kapiteni i ri i Italisë, është ndër drejtuesit e kursit të ri blu, pas largimit të trajnerit Ventura. Ai e fillon me një mendim në lidhje me kthimin e Bonuccit te Juve: “Unë jam i lumtur për shkak se është një mik. Ne kemi ndarë shumë vite së bashku dhe jemi stërvitur çdo ditë maksimalisht. Shpresoj se do të ndodhë gjithmonë kështu, derisa unë të luaj”.

Chiellini pastaj fillon shërbimin e shokëve të tij: “Ndihem një nga kapitenët, sepse këtu llogaris ende edhe De Rossin, apo Buffon. Ata janë ende aktivë e titullarë me skuadrat e tyre, ndaj nuk duhen fshirë nga lista. Personalisht dua t’i ndihmoj të rinjtë, brenda dhe jashtë fushe, duke i bërë të kuptojnë se çfarë duhet për të luajtur me vazhdimësi në faza të caktuara, në sajë të përvojës sime. Talenti është aty, në kombëtare, ndaj duhet të rritemi sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në shtëpinë e bluve, pas eliminimit nga Suedia, tani mbretëron optimizmi: “Ne nuk do të kthehemi pas, sepse asgjë nuk zhbëhet. Ka entuziazëm të madh në kombëtare dhe kjo më ka tërhequr të vazhdoj, në krahasim me të dashurit dhe miqtë e mi, si Buffon dhe Bonucci. Shpresoj të jem i dobishëm, për aq kohë sa të jetë e mundur, pa qenë ndonjëherë problem për grupin. Do të jap gjithçka me gëzim. Kurrë nuk vendos kufij, jam i kënaqur që trajneri më emëroi mua kapiten. Unë jetoj nga dita në ditë. 100 ndeshje me kombëtaren është një mendim, por jo një prioritet. Nëse jam këtu, kjo ndodh për shkak se më intereson fanella blu”.

Related posts

Vetëm Napoli e Interi i kanë shkaktuar “dëme”. Ekipi i Hysajt dhe zikaltrit, rivalët e vetëm të “Zonjës”

Q.Autor

Reali dhe Atletico ndahen në paqe në derbin e Madridit

Sadik.Autor

DRITË NË FUND TË TUNELIT/ Juventus mposht me përmbysje Spezian dhe rikthehet tek fitorja

Delo.autor

Leave a Comment