Futboll La Liga

Fitorja në “El Clasico”, dëshmi e transformimit të Barcelonës

Përtej rezultatit, Barcelona e krijuar nga trajneri, Ernesto Valverde, tregoi se është një ekip tjetër, jo vetëm për faktin se fitoi në shtëpinë e rivalit të përjetshëm, Real Madridit.

Shumë prej analizave të bëra bashkohen në një pikë të vetme, që nuk ishte Barcelona më e mirë, sepse në pjesën e parë ishin ‘Los Blancos’ ata të cilët shfaqën lojë më bindëse, ndërsa në pjesën e dytë, edhe pse në disavantazh 2-0 dhe më një lojtarë më pak, skuadra e Zidane krijoi raste shënimi.

Sidoqoftë, largimi i Neymar dhe dëmtimi i Dembele, detyruan Valverden të rikompozonte në një farë mënyre lojën e Barcelonës. Për të parën herë në përballjet mes Realit dhe Barçës, vendasit patën përqindjen më të madhe të mbajtjes së topit gjatë pjesës së parë.

Pikërisht këtu fillon edhe strategjia e re e katalanëve, që vendosën të qëndronin në pritje, të mos i lejonin hapësira kundërshtarit dhe të gjenin momentin e duhur për të goditur.

Në mbrojtje ‘blaugranat’ treguan soliditet, herë për meritë të tyre dhe herë më pak fat. Barcelona e re është një fuqi kolektive, më solide dhe më cinike dhe këtë e tregojnë edhe shifrat, pasi në 17 ndeshje, kanë pësuar vetëm 7 gola. Në sulm kanë magjistarin Messi, i cili mbështetet nga Paulinho, ndërsa Luis Suarez është gjithmonë aty dhe qëllon në shenjë.

Rezultati është i qartë, Barcelona është një skuadër që ka ndryshuar kostum, por është më vigjilente, me një qarkullim më të ulët të topit dhe më e drejtpërdrejtë në aksionet e golit.

Largimin e Neymar, të paktën deri më tani, nuk po e vuan askush.

Related posts

PLAS POLEMIKA NË BRAZIL/ Trajneri i kombëtares zyrtarizon listën, ja kush mbetet jashtë… (FOTO)

Delo.autor

SKËNDERBEU-TEUTA/ Të dy skuadrat synojnë fitoren për biletën e Europës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SEVILLAS/ Pique tallet: I mundëm me rezultatin 5-1, tani duam të…

Delo.autor

Leave a Comment