Futboll Premier League

Klopp: Chamberlain më pëlqen, por mund të përmirësohet shumë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për Oxlade-Chamberlain, i cili u transferua verës nga Arsenali.

Edhe pse anglezi nuk ka shumë minuta në fushë, tekniku gjerman e shikon atë si të nevojshëm për vazhdimësinë e kampionatit.

“Po shkon shumë mirë, më pëlqen, ka shumë potencial të cilin ende nuk e ka treguar”.

“Është vetëm fillimi dhe më pëlqen, më të vërtetë më pëlqen. Është një paketë e mrekullueshme, shpresoj që të jetë në formë”.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme, mund të jetë vendimtar në disa momente”, ka thënë Klopp.

Chamberlian këtë sezon ka shënuar një gol në Ligën Premier dhe ka dhuruar dy asistime.

24-vjeçari u transferua te Liverpooli gjatë verës për 40 milionë euro.

Related posts

“SHPRESOJ TË MOS MË DUHET TË…”/ Moduli dhe mungesat, në derbi është shansi i… Mesfusorit Eriksen

Delo.autor

“KLUBI DUHET TA LËRË NEYMAR TË LARGOHET”/ Flet Marco Verratti: Nuk mund të mbash në ekip një…

Delo.autor

PAS MARRJES SË ÇMIMIT “KËPUCA E ARTË”/ Flet Messi: Championsi është veçantë, por kampionati është…

Delo.autor

Leave a Comment