Futboll Premier League

Klopp: Jemi në formë, duam fitore me Arsenalin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur para ndeshjes me Liverpoolin, duke thënë se beson në fitore.

Gjermani ka lavdëruar mbrojtjen e tij dhe se rezultatet e mira do të vazhdojnë.

“Edhe pse vijmë me një ecuri pozitive sërish mund të them se duhet të zbresim në fushë të përgatitur për një mbrojtje të fortë”.

“Fokusi kryesor duhet të shkojë tek ky repart ndryshe nuk kemi asnjë shans përballë tyre. Arsenali është në gjendje të bëjë gjithçka”.

“Ata janë të aftë të krijojnë dhe të sjellin ndryshime gjatë një takimi”.

“Nuk mund të them nëse kjo do të jetë një ndeshje me shumë gola, jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë por ne do zbresim në fushë për të bërë paraqitjen tonë më të mirë. Kam ndjesinë se mund t’ia dalim”, ka thënë Klopp.

Related posts

Roma rrezikon të humbasë tre lojtarë kyçë ndaj Barcelonën

Sadik.Autor

SHKELJA E RREGULLAVE PËR TRANSFERIMET/ Si tronditi Football Leaks botën e futbollit me pretendimet për…

Delo.autor

Punime intensive për “shtëpinë” e re të kuqezinjve, “Arena Kombëtare” merr formë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment