Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi transferon sulmuesin e Kombëtares…

Skuadra e Kukësit ka bërë një goditje të madhe në merkato.

Mbrëmjen e sotme verilindorët kanë zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës 2-vjeçare me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Enis Gavazaj.

Me ardhjen e Gavazajt, por edhe me Valdet Ramën, Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën, sulmi i Kukësit për sezonin e ri duket “i frikshëm” për mbrojtjet kundërshtare.

Gavazaj ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës në sezonet 2016-2018, ndërsa vitin e kaluar e kaloi në huazim mes rusëve të Yenniseyt në fazën e parë dhe bjellorusëve të Dinamos së Minskut në të dytën.

Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare në vitin 2018 dhe ka luajtur 3 takime, në kohën kur trajner ishte Christian Panucci.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Mike Tyson: Ja sa i ofrova pronarit të kopështit zoologjik që të përballesha me një gorillë

Delo.autor

Goditje në stilin Pogba, Juventusi pranë talentit të Barçës

Sadik.Autor

Cikalleshi foto me Ezelin, shikoni komentin epik të Bes Kallakut

Sadik.Autor

Leave a Comment