Futboll Premier League

Klopp: Liverpool duhet të përmirësohet, mes katër më të mirëve në Premier League

Jurgen Klopp thotë se Liverpool duhet të përmirësohet nëse do të renditet mes katër më të mirëve në Premier League këtë sezon.

Barazimi 3-3 me Arsenal të premten i mbajti në vend të katërt, por trajneri i Të Kuqve kritikoi skuadrën për gabimet në prapavijë që i mundësoi Arsenal të përmbyste një rezultat nga 2-0 në 3-2 përpara se të regjistronte barazimin e tetë të sezonit.

“Ishte barazimi numër tetë dhe duhet të kishim fituar, si të gjitha barazimet e tjera,” shprehet Klopp nëpërmjet faqes zyrtare të Liverpool.

“Nëse mbetemi konstantë dhe shmangim gabimet si të premten, do të fitojmë më tepër ndeshje se sa të humbasim apo barazojmë.”

Në prag të vizitës në Swansea në Boxing Day, Klopp beson se renditja mes katër më të mirëve do të ishte një arritje.

“Duket sikur mund të renditemi të dytët, të tretët apo të katërtët këtë sezon, një situatë fantastike,” vijon ai.

“Ky është objektivi ynë dhe për këtë po punojmë për t’u përmirësuar në çdo departament.”

Related posts

Mavraj hakmerret ndaj Hamburg-it, detyron klubin të emërojë trajner teknikun e femrave

Sadik.Autor

Chiellini zbulon ekipet anti-Juventus: Të tjerave u mungon diçka, DERBIN E FITON…

Isa.Autor

PAS PËRFUNDIMIT TË SEZONIT/ Përpilohet lista e lojtarëve që do të largohen nga Interi, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment