Futboll

Neymar: Jam i lumtur te PSG, synoj Topin e Artë

Neymar ka kundërshtuar sërish zërat që e lidhin me një transferim të mundshëm nga PSG-ja te Reali i Madridit, ndërsa ka treguar se ndihet mjaft i lumtur në kryeqytetin francez. Nga Doha, ku PSG-ja është për një turne festiv, Neymar ësahtë shprehur se synon të fitojë Topin e Artë, si një nga objektivat e tij më të rëndësishëm.

“Jam shumë i lumtur te PSG-ja. Po luajmë mirë dhe po arrijmë rezultatet, ndërsa personalisht mund të them se jam përshtatur më shpejt nga sa e mendoja. Synoj të fitoj Topin e Artë, por e di se është shumë e vështirë. Duhet të fitoj me skuadrën fillimisht, pastaj edhe Botërori.

Nëse triumfojmë në Rusi me Brazilin, por edhe në Champions me PSG-në, atëherë besoj se të tjerat vijnë vetë”, u shpreh braziliani që u transferua nga Barcelona në Paris këtë verë.

Related posts

TALENTI NORVEGJEZ MAHNIT DORTMUND/ 3 minuta i mjaftojnë Haaland për të shënuar në debutim (VIDEO)

Delo.autor

“PËRFORCIMI MË I MIRËI TË GJITHA KOHËRAVE”/ Trajneri për Eriksen: Kthimi i tij do të jetë epik

Delo.autor

“PRES ME PADURIM TË MBAJË KËTË NUMËR”/ Gnabry vendos të ndryshojë dhe merr “bekimin” në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment