Kategoria Superiore Shqipëri

Konfirmimi i trajnerëve, presidentët pranojnë gabimet e merkatos

Starova që jep dorëheqjen, por pastaj bën prapakthehu në krye të stolit të Partizanit, pas humbjes 5-0 me Luftëtarin. Nuk ishte më pak turpëruese edhe për Kukësin disfata e pësuar në shtëpi nga Lushnja pak ditë më parë, ndeshje pas së cilës largimi i Milinkovicit konsiderohej thjesht formalitet, por ja që trajneri serb për çudinë e të gjithëve qëndroi.

I konfirmuar nga Gjici, presidenti ndoshta më pak i duruar me trajnerët. Pak javë më parë një dorëheqje publike nga Gugash Magani nuk u pranua nga presidenti i Teutës, me teknikun peqinas që mbetet në drejtim me misionin për të siguruar mbijetesën. Qartazi këtë sezon diçka ka ndryshuar në mentalitetin e presidentëve të futbollit shqiptar.

Shprehja paguan gjithmonë trajneri, pasi skuadra nuk mund të ndryshohet, nuk është më një idiomë e pakontesueshme, por thjesht një rregull i cili pranon dhe përjashtimet. Këtë vit kanë zgjedhur trajnerët për arsye nga më të ndryshmet, ku çdo rast ka specifikën e tij, por në të tre episodet ka një emërues të përbashkët: është gabuar në merkaton e verës.

Te Partizani ndoshta edhe për faktin se u dogjën një herë me Iulianon dhe e dinë se Starova e njeh skuadrën më mirë se kushdo tjetër. Te Kukësi puna e Milinkovicit i pëlqen Gjicit, që ndoshta ka pranuar brenda tij se skuadra nuk është ajo e duhura për rezultatet maksimale. Menaxheri Naim Halili mori përgjegjësinë e disa gabimeve në merkato.

Edhe te Teuta Magani e ka pranuar publikisht se është gabuar në merkato. Trajnerë që qëndrojnë te Partizani, Kukësi e Teuta, ata që duhet të dridhen këtë herë janë lojtarët.

Related posts

E TRISHTË/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-lojtari i Vllaznisë

Delo.autor

KAMZA PËR REKORD/ 2 autogola në 3 minuta kundër Kukësit (VIDEO)

Isa.Autor

TREGON DËSHIRËN E DJALIT TË TIJ/ Babai i talentit shqiptar rrëfen: Dua ta shoh djalin tim të veshë fanellën e…

Delo.autor

Leave a Comment