Futboll Premier League

Salah i jashtëzakonshëm, po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë

20 gola në 26 paraqitje, Salah po shijon sezonin më të mirë në karrierë.

Sulmuesi i Liverpooli, Mohamed Salah, është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo falë adaptimit të shpejtë në Liverpool, ku u transferua gjatë verës nga Roma.

Në 26 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, Salah ka shënuar 20 gola – sezoni më i mirë në aspektin personal, një gol më shumë se edicionin 2016/17 (19 gola), që konsiderohej më i miri.

Synimi i Salah tani është të thyejë rekordin personal të golave në Ligë. Aktualisht ka shënuar 14, aq sa në sezonin 15/16 me Romën dhe synon atë të sezonit 2016/17 po ashtu me klubin italian, ku kishte realizuar 15 gola.

Salah është vetëm një gol larg dhe duke parë formën që po kalon dhe ndeshjet e shumta që kanë mbetur, ky do të jetë sezoni më i mirë në karrierën e egjiptianit që do të luajë edhe në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018.

Related posts

Pique: Më e pakta që mund të bëj është t’i detyroj të heshtin

Q.Autor

“NUK ISHTE SHEMBULL, AI ISHTE I VARUR NGA…”/ Plas skandali në Itali kundër figurës së Maradonës

Delo.autor

SHFAQ INTERES “DJAJTË E KUQ” DHE ARSENAL/ Sulmuesi 24-vjeçar shumë afër klubit…

Delo.autor

Leave a Comment