Futboll Premier League

Krahasimi me Spalletin, Mourinho: Jam interist, por kemi histori të ndryshme

Jose Mourinho shmangi krahasimet me Luciano Spallettin, por trajneri i Manchester Unitedit thotë se është një tifoz i Interi dhe dëshiron që ata të bëjnë mirë.

Nerazzurrët aktualisht janë në krye të Serie A dhe ende janë të pamposhtur.

Pas humbjes ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 Special One u pyet për Sky Sport, nëse Spalletti mund të ndjekë hapat e tij.

“Luciano ka historinë e tij, unë e kam timen, por jam i lumtur që ata janë në vendin e parë”.

“Të dy kemi metodat tona të punës. Jam interist dhe gjithmonë dua që ata të bëjnë mirë, edhe tani që jam larg”, ka thënë Mourinho.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Udineses, ndërsa ajo e Man Utd kundër Bournemouthit.

Vlen të theksohet se Mourinho me Interin fitoi Tripletën e famshme në vitin 2010.

Related posts

CHAMPIONS/ Dortmund fiton me përmbysje. Lazio kualifikohet me vuajtje

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME PËR CHAMPIONS/ Lazio gati të marrë mbrojtësin e Liverpool…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Infantino rizgjidhet president i FIFA-s deri në vitin 2023

Delo.autor

Leave a Comment