La Liga

La liga/ Semedo shpjegon incidentin me Neymarin (VIDEO)

Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo, më në fund ka shpjeguar incidentin që kishte me Neymarin gjatë verës.

Ish-ylli i Benficas, ka thënë se e ka kuptuar brazilianin pasi po kalonte në një periudhë të vështirë.

“Ishte një situatë normale e stërvitjes, por kemi preokupime tjera. Nuk më ka prekur sepse kam pasur përkrahjen e gjithë ekipit dhe shokëve të mi”.

“Sapo erdha dhe një lojtarët me më ndikim në ekip u fut në konflikt me mua, kjo pas një stërvitje normale”.

“U dëshpërova për momentin, por gjithashtu arrita të mbahem. E kuptova, kjo pasi ai po kalonte në një moment të vështirë pasi dëshironte të largohej”, ka thënë Semedo.

24-vjeçari u transferua te klubi katalunas gjatë verës nga Benfica për 30.5 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.

Në këtë sezon portugezi është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Related posts

LA LIGA/Dembele stërvitet me skuadrën, në seancë mungon lojtari më në formë i Barçës këtë sezon

Q.Autor

Bacca refuzon Meksikën, qëndron te Villarreali

Q.Autor

KOEMAN DREJT SHKARKIMIT/ Në listë për stolin e Barcelonës del trajneri i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment