Albanian Stars Futboll

Largimi nga PAOK-u, vjen oferta e parë për Ergys Kaçen

Ergys Kaçe nuk po kalon një periudhë të mirë në Greqi, me ekipin e tij PAOK. Lojtari po bën më shumë se një muaj që nuk grumbullohet për një ndeshje, ndërsa minutat për të në këtë vit kanë qenë shumë të paktë.

Por, sipas mediave greke, për lojtarin ka ardhur oferta e parë. Ekipi i njohur grek, Platanias, kërkon të ketë shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Platanias po kalon gjithashtu një gjendje të keqe, teksa ndodhet në vendin e fundit në kampionatin grek dhe kërkon që të ringrihet.

Nuk dihet cila do të jetë zgjidhja e lojtarit, pasi ai kërkohet edhe nga ekipi qipriot i Apoelit, si dhe nga disa ekipe gjermane.

Related posts

ZYRTAR/ Atalanta godet në merkato, merr sulmuesin kolumbian

Isa.Autor

PO SHIJON PUSHIMET DIMËRORE NË NEW YORK/ Prezantuesja seksi ndez arenën e NBA (FOTO)

Delo.autor

FILLOJNË PUSHIMET PARA KOHE/ Real Madridi pëson gol në fund të pjesës së parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment