Kategoria Superiore Shqipëri

Largimi i Starovës, ja kush pritet ta marrë drejtimin e Partizanit

Diçka më pak se një muaj e gjysmë, kaq zgjati aventura e Sulejman Starovës në stolin e Partizanit.

Trajneri kryeqytetas dha dorëheqjen e menjëhershme pas humbjes më turpëruse të historisë së klubit me rezultatin 5-0 në Gjirokastër, duke reflektuar momentin shokues të të kuqve, të cilët zhvilluan një nga ndeshjet më të dobëta të sëzonit.

Starova u ul për të disatën herë në stolin e Partizanit pas shkarkimit të Mark Iulianos më 5 nëntor, duke rikthyer disi qetësinë në kampin e kuq vetëm dy humbje në 8 ndeshje.

Starova arriti t’i përmirësonte disi pozitat e skuadrës në klasifikimin e përgjithëm, ku Partizani numëron 21 pikë.

Me largimin e Starovës, përkohësisht drejtimin e ekipit e ka marrë ndihmësi i tij, Klevis Dalipi, i cili analizoi këtë humbje dhe momentin e Partizanit.

“E dinim vështirësinë e kësaj ndeshjeje. Luftëtari një ekip shumë i përgatitur sidomos në kundërsulm. U përgatitëm gjithë javën për këtë takim, por nuk ia dolëm pasi morëm 3 gola në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë skuadra nuk reagoi dhe mori edhe 2 gola të tjerë. Futbolli i tillë është dhe nganjëherë duhet tu hapësh derën. Ne ishim ata që fituan 4 ndeshje rradhazi”, theksoi Dalipi.

“Nuk duhet ta bëjmë dramë, por për një fanellë si Partizani të humbasësh në këto shifra është e papranueshme për vetë historinë. Në pjesën e parë kishim marrë masa por u ndëshkuam në të njëjtën mënyrë nga Luftëtari. Pas 1-0 ne kishim mundësi të barazonim por nuk shfrytëzuam. Goli i dytë erdhi pas një rivënie me duar ku Malota ishte i dëmtuar. Kemi larguar nga organika jonë shumë lojtarë dhe nuk mund t’iu heq meritat këtyre lojtarëve që na kënaqën para disa javësh. Ndeshja të tilla ndodhin në futboll dhe unë e kam të vështirë si ish-sportist, por Luftëtari e meritoi fitoren”, përfundoi Klevis Dalipi.

Related posts

SYNIMI I KAMPIONËVE/ Kërkon kreun ndaj Tiranës, Shehi ka vetëm 1 dilemë

Isa.Autor

“KUSH S’KËRCEN ËSHTË MI BASHKIE”/ Shikoni çfarë ndodhi në tribunë gjatë Derbit në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Mbrojtësi Ismailgeci dhuron spektakël dhe mposht portierin Harizaj (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment