Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NË “NIKO DOVANA”/ Flet trajneri Shkëmbi: Bllokuan sulmin e Kukësit, por bëmë…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, u duk i kënaqur nga fitorja me Kukësin, edhe pse e pranon se jo çdo gjë shkoi mirë.

Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Shkëmbi u shpreh se me rëndësi ishte fitorja pas humbjes me Skënderbeun.

Kthehet qetësia pas fitores. Jeni i këanqur me ekipin?

Për 3 pikët jam i kënaqur, edhe me pjesën e dytë. Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, pasime elementare. Por, në pjesën e dytë ishim agresivë dhe shënuam golin me penallti.

Në kryesimin e kampionatit me Bylis…

Mund të jesh shumë javë në vend të parë, por mund ta humbësh në fund. Unë e di mirë si dilet kampion. Të rikthehet besim pas humbjes në Korçë, është shumë me rëndësi për skuadrën.

Sa i kënaqur je me funksionimin e mbrojtjes ndaj Kukësit, që ka një nga sulmet më të mira?

Duke pasur parasysh se Kukësi ka ndoshta sulmin më të mirë, futëm edhe Shkallën para mbrojtjes për më shumë kujdes, në mungesë të Aleksit. Mendova se Shkalla do ishte para mbrojtjes, dhe e bëri mirë mbulimin e Rrocës. Në të dytën, Shkallën e hoqa, sepse i humbi ritmi në minutat e fundit dhe me futjen e Kallakut, fituam më shumë te qarkullimi i topit. Prandaj u duk më e mirë edhe pjesa e dytë.

A kishit ndonjë alternativë tjetër në stol, sepse të gjithë i hodhët në fushë, Kallakun dhe Nikaç…

Mendoj se kemi alternativa. Të gjithë lojtarët janë njësoj, por për momentin mendova se këto ishin të duhurit për të fituar ndeshjen. Nuk do të thotë se gjithçka ka shkuar mirë. Pres më shumë nga Nikaç, edhe Kallakut i duhet më shumë stërvitje. Me rëndësi është që në momentet e ndërrimit, lojtarët që hynë bënë ndryshimin.

Related posts

Revolta e Kuçovës, protesta e tifozëve që tronditi qeverinë komuniste në 1988

Sadik.Autor

TË PATHËNAT/ Mourinho paska bindur Messi-n të kalonte te Chelsea

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo “trullos” keq Rudiger, driblimi i portugezit bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment