Futboll Premier League

Legjenda e Arsenalit shpreh haptazi dëshirën: Dua të punoj me Wenger

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, ka përsëritur dëshirën e tij për t’u kthyer në klub një ditë dhe të punojë së bashku me trajnerin Arsene Wenger. Ish-futbollisti francez aktualisht është ambasador për klubin dhe “Fondacionin Arsenal”, por dëshiron, gjithashtu, të punojë në terren me Wenger.

Ky i fundit emëroi një tjetër lojtar të ish-Arsenalit, Jens Lehmann, në stafin e tij, verën e kaluar. Pires, 44-vjeçar, pranon se ai mban ambicie të mëtejshme për t’u kthyer në klub si një anëtar i përhershëm i stafit. “Unë jam ende duke u trajnuar me ekipin e parë dhe ambicia ime është që të punoj në stafin e Arsene Wenger, një ditë, – tha Pires për “Goal”. – Për momentin nuk kam ndonjë lajm, por nuk është urgjente.

Unë jam një ambasador për klubin, punoj për TV francez, udhëtoj me legjendat e Arsenalit dhe orari im është i zënë në këtë moment, por ambicia ime është të punoj me Arsene Wenger dhe Arsenal. Kur jeni ish-futbollist, ju doni të qëndroni me një klub. Dhe Arsenali është klubi im”. Pires është një nga futbollistët më të famshëm, që ka djalin e tij të regjistruar në Akademinë e Arsenalit.

Pires zbulon se njohuria e Wenger-it për klubin shtrihet në çdo aspekt, duke përfshirë nivelin e të rinjve: “Wenger di gjithçka që po ndodh në Akademinë e Arsenalit. Për djalin tim, gjëja më e rëndësishme është që gjithmonë të gëzojë në seancat stërvitore, lojëra dhe turne, sepse është vetëm 10 vjeç, shumë i ri. Ai ka nevojë të mësojë dhe Akademia e Arsenalit është një vend i shkëlqyeshëm për ta edukuar si futbollist i ri, por nuk i vë asnjë presion djalit tim”.

Related posts

FITORJA NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Halili “hap thesin”. Zbulohet premio e dhënë nga Tirana për lojtarët

Delo.autor

ISH-FUTBOLLISTI FRANCEZ/ Christophe Dugarry: Unë do të shisja për 250 milionë euro yllin…

Delo.autor

BYLIS NË TELASHE/ Humbet një tjetër TITULLAR përpara sfidës me Tiranën

Delo.autor

Leave a Comment