Futboll La Liga

Reali Madrid në ‘aksion’, gati të paguajë klauzolën e Kepas

Real Madridi ka vendosur të paguajë klauzolën 20 milionë euro të largimit të portierit të Atheltic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, për ta transferuar që në janar në Santiago Bernabeu.

Bisedimet e klubit bask dhe 23-vjeçarit për rinovimin e kontratës kanë dështuar përfundimisht, kështu që Bilbao është e detyruar ta lërë të largohet që në janar, për të mos e humbur në verë me parametër zero.

Reali, sipas të përditshmes ‘AS’ ka ndërmend ta zyrtarizojë blerjen e Kepas gjatë javës së parë të janarit.

Rreth 20 milionë mund të jenë shumë për një portier ende të pakonfirmuar me skuadrat e mëdha, por për Los Blancos nuk ka kohë për të humbur, pasi Keylor Navas nuk po jep garancitë që kërkon një emër si Reali.

Kepa pritët të firmosë një kontratë gjashtë vjeçare me kampionët e saposhpallur të Botës dhe do të përfitojë një pagë neto tre milionë euro në sezon.

Portieri është prodhim i akademisë së Bilbaos, por ka qenë i huazuar edhe te Valladolidit.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 15 minutash lojë, “Përbindëshi” Ronaldo trondit Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2024/ Shqipëria e nis me Italinë dhe e mbyll me Spanjën, datat e ndeshjeve të grupit B

F.autor

PREMIO PËR FITIMIN E “EURO 2020″/ kombëtarja e njohur hap “thesin” në rast triumfi të kompeticionit europian

Delo.autor

Leave a Comment