Futboll Sport

Marcelo tallet me Ronaldo-n: Çfarë të kanë bërë aty poshtë|!

Marcelo është tallur me shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, për shkak të mjekrës së lënë nga ylli portugez.

“Ej, miku im… çfarë të kanë bërë aty poshtë?”, ka qenë komenti i bërë nga braziliani në një postim të bërë nga CR7 në Instagram.

Një mesazh ky që ka argëtuar shumë ndjekësit e ndjekësve të Cristiano Ronaldo, i cili ka vendosur ta mbajë mjekrën për fat para ndeshjes me Spanjën.

Fat që e ka ndjekur edhe në ndeshjen kundër Irani-t, e fundit e Grupit B, me Portugalinë që ka rrezikuar të pësojë gol dhe të eliminohet nga Kupa e Botës.

Do të kishte një dështim i dyfishtë për Ronaldo-n, i cili ka humbur penalltinë që mund t’i kishte siguruar fitoren kampionëve në fuqi të Europës. Ndeshja u mbyll 1-1 dhe Portugalia doli e dyta në Grupin B.

Related posts

THELLOHET SKANDALI/ PSG-Crvena Zvezda, UEFA DINTE GJITHÇKA për ndeshjen e TRUKUAR

Isa.Autor

PRAPASKENAT E BUJSHME ME STRAKOSHËN/ Shqiptari flaku dorezat në sytë e Inzagit kur mori vesh se…

Delo.autor

MORI FANELLËN ME NUMRIN 9/ Lukaku zbulon prapaskenën: Ja cili ndikoi që zgjodha Inter

Delo.autor

Leave a Comment