Ligue 1

LIGUE 1/ Nice: Nuk mund ta përballojmë Balotellin

Mario Balotelli mbase do të largohet nga skuadra franceze Nice, nëse kjo e fundit dështon të kualifikohet në garat evropiane sezonin e ardhshëm, ka thënë presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere.

Sulmuesi italian e nënshkroi një kontratë njëvjeçare verën e kaluar, pasi kontrata e kaluar i kishte skaduar, transmeto Express.

“Pa Evropë, do ta kemi vështirë ta mbajmë Balotellin”, ka thënë Rivere për RMC Sport.

“Ai është i jashtëzakonshëm në fushë; është duke e ndryshuar stilin e lojës dhe po përmirësohet. Nuk e di nëse do të jetë me ne edhe sezonin tjetër, sepse varet nga rezultatet. Mario kërkon pagë të një niveli të caktuar dhe këtë nuk e përballojmë dot pa garat evropiane, edhe nëse bëjmë gjithçka për ta mbajtur”, ka shtuar ai.

Related posts

Skandali në Francë/ Veprime të turpshme në dhomat e zhveshjes, futbollistët rrezikojnë masa ekstreme

Q.Autor

TREGON BISEDËN E ÇUDITSHME/ Ish-kapiteni i Liverpool: Messi më quajti gomar

Delo.autor

ËSHTË VETËM 17 VJEÇ/ Gjysma e Europës “gjuan” talentin francez, ja klubet e interesuara

Delo.autor

Leave a Comment