Seria A

SERIA A/ Nga portier, Donaruma del në sulm: Dua të shënoj edhe unë

Milani realizoi dje në “San Siro” një festë Krishtlindjesh për të gjitha ekipet zinxhir kuqezi. Mes morisë së fëmijëve, i ftuar special nga skuadra e parë ishte edhe Xhanluixhi Donaruma.

Numri 99 përfitoi nga rasti për të uruar festat dhe iu përgjigj fëmijëve që e pyesnin mbi idhullin e tij, por refuzoi të bëjë komente mbi të ardhmen apo për çështjen e kontratës që ka ngritur menaxheri i tij, Mino Raiola.

“Përsa i përket idhullit tim, ai ka qenë gjithmonë Kristian Abiati, pasi kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit.”, tha portieri kuqezi.

Gjatë kohës së pakët në skenë, portierit iu kërkua të tregonte nëse ndër të tjera kishte ëndërruar ndonjëherë të shënonte.

Pavarësisht tensionit të një nate më parë, Xhixho nuk nguroi të bënte edhe pak humor teksa shpjegoi: “Sigurisht që dua të shënoj, por nëse do të detyrohesha të dilja në sulm kjo do të ndodhte nëse do ishim duke humbur, ndaj më mirë të qëndroj në zonën time pasi do të thoshte se Milani po fiton dhe nuk do të kishte nevojë për golat e mi. Deri tani golin nga një portier e kam pësuar, por shpresoj ta shënoj një ditë”, tha Donaruma.

Related posts

“MURI ZIKALTËR”/ “Burgosi” KANE: Mbrojtësi De Vraj tregon sekretin sesi markohet…

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Jo vetëm Kumbulla te Roma, “verdhekuqtë” tentojnë edhe futbollistin tjetër të Kombëtares

Delo.autor

TRIUMFON ME DOPIETËN E KEAN/ Juventusi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Delo.autor

Leave a Comment