Futboll La Liga Ligue 1

Neymar te Reali? Trajneri i PSG-së jep këtë përgjigje

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery është befasuar nga pyetja nëse Neymar në të ardhshmen do të transferohet te Reali i Madridit.

Gjatë konferencës për mediat para ndeshjes së Championsit, tekniku spanjoll dha një përgjigje diplomatike duke theksuar se nuk ka asnjë informacion për ndonjë shkëmbim të mundshëm ndërmjet Neymarit dhe Ronaldos, shkruan “Goal.com”.

“Neymar te Reali? Epo, kjo mund të jetë një pyetje e vështirë për të marrë një përgjigje në varësi të asaj çfarë ti sheh ose si dua të përgjigjem. Unë jam i kënaqur që kam Neymarin”, tha fillimisht ai.

Gjithashtu Emery foli edhe për ndeshjen e vështirë në Champions kundër kampionëve në fuqi të Europës.

“Unë mendoj se ne jemi më mirë të përgatitur dhe pavarësisht nëse fitojmë ose humbim, mendoj se kjo skuadër është e gatshme të garojë në këtë nivel dhe kundër ekipit më të mirë”, përfundoi ai gjatë fjalës me gazetarët.

Related posts

ATMOSFERA PRITET TË JETË ELEKTRIZUESE/ Në Francë janë të bindur për një fitore ndaj Shqipërisë, zgjedhin këngën për çdo gol

Delo.autor

KUPAT E EUROPËS/ Tirana kundër tabusë 8-vjeçare. Kur frymëzimi vjen nga… Dinamo Tbilisi

Delo.autor

Manuel Neuer: Jam gati, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Sadik.Autor

Leave a Comment