Futboll La Liga Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ LEVANTES/ Solari: Ai na dha fitoren, rëndësi ka…

Santiago Solari i ka thurur elozhe ekipit pas fitores 2-1 ndaj Levante-s. Megjithëse ishte një fitore e dyshimtë, Solari nuk ka dashur t’i japë shumë rëndësi episodeve duke u fokusuar te lojtarët e tij dhe te loja e skuadrës.

“Sa herë që fiton, gjërat duken shumëngjyrëshe. Çfarë ngjyre? Ngjyra e fitores. Më pëlqen mënyra se si Bale u fut në lojë, ah sikur të futej gjithmonë kështu.

Penalltia e Casemiro-s? Më tha se kundërshtari i kishte fërkuar kaviljen. Unë e besoj.

Vinicius ka nevojë për më tepër kohë. Ai duhet të luajë më shumë në nivele të larta dhe të fitojë eksperiencë.

Megjithatë, mos të harrojmë se është vetëm 18 vjeç dhe prapëseprapë ka një maturi mbresëlënëse për moshën e tij.

Fituam ndeshjen sepse punuam nga fillimi deri në fund, jo vetëm titullarët, por edhe ata që u futën në pjesën e dytë. Të gjithë luajtën shumë mirë.

Ishte Bale ai që na dha fitoren dhe për këtë jam shumë i lumtur. Rëndësi ka të shënojë, pastaj të festojë si të dojë.”

Related posts

JASHTËTOKSORI/ MESSI është “Kumbari” i futbollit, por JO më i miri i vitit 2018

Isa.Autor

Ish-futbollisti çek gjendet i VDEKUR në banesën e tij, dyshohet për vetëvrasje

Sadik.Autor

SPEKTAKËL NË SAN SIRO/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Inter – Genoa (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment