Futboll Premier League

(VIDEO) Manchester City ‘shpartallon’ Tottenhamin, thellohet rekordi në Premier League

16 fitore me radhë, Manchester City vazhdon ta thellojë rekordin historik në Premierligë.

Të besuarit e Pep Guardiolas nuk e kanë ndërmend të ndalen këtë edicion.

Në xhiron e 18’të në Premierligë, Manchester City ka marrë një tjetër fitore, duke e mposhtur 4:1 Tottenhamin.

Kjo ishte fitorja e 16 me radhë duke thelluar rekordin historik, që ka lënë prapa Arsenalin e Chelsean me nga 14 fitore me radhë.

Ilkay Guendogan (14’), Kevin de Bruyne (70’) dhe Raheem Sterling (80’ e 90’) shënuan për Cityn, kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi, Christian Eriksen (90 +4).

City tani shkon në kuotën e 52 pikëve, 14 më shumë se Manchester United, që të dielën luan në udhëtim me WBA-në.

 

http://www.dailymotion.com/video/x6bsbtq

Related posts

Futbollisti i kombëtares bëhet BABA për herë të dytë, BEFASON me emrin e foshnjes (FOTO)

Isa.Autor

E bujshme/ Azamoah e Lishtajner drejt largimit, Juvja hedh sytë nga Hysaj

Q.Autor

“VËMË BAST QË…”/ Shpresë për duet me CR7 dhe Kane, “çmendet” rrjeti pas largimit të Messit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment