Futboll Seria A

Napoli fiton dhe rikthehet kryesues, Hamsik kap rekordin e Maradonës

Gabon Interi nuk fal Napoli.

Të kaltrit e shfrytëzuan në maksimum gabimin e skuadrës së Spallettit pasi arritën të fitonin në një transfertë të vështirë në Olimpico të Torinos ndaj skuadrës së Mihajlovic me rezultatin 3-1. Gjithçka e lehtë për Napolin me skuadrën e Sarrit që zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë me tre gola të shpejtë.

Një fitore që rikthehu Napolin në krye të klasifikimit me të kaltrit që për të paktën 1 javë tashmë do të kryesojnë të vetëm dhe kanë shanse të shkëlqyera për t’u shpallur kampionë dimri.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Koulibaly në minutën e 4-t ndërsa Zielinski dhe Hamsik në gjysmë oren e parë e çuan rezultatin në 0-3. Për sllovakun ky ishte goli i 115-të në karrierë me fanellën e Napolit, me Hamsik që hyri në histori pasi barazoi Diego Armando Maradonën në krye të listës së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te skuadra jugore. Golin e nderit për Torinon që u rikthye me këmbë në tokë pas fitores ndaj Lazios e realizoi Belotti në minutën e 65-të.

Pas 17 javëve të para Napoli kryeson Serinë A me 42 pikë, 2 më shumë se Interi.

Related posts

HUMBJA E ARGJENTINËS NUK PRITET MIRË NGA LEGJENDA/ Maradona “shpërthen” keq: Jeni bij ku*vash…

Delo.autor

Mrekullia Alaves/ Nga vendi i fundit me DE BIAZIN te kryesimi në La Liga (FOTO)

Isa.Autor

Paolo Maldini: Napoli duhet të besojë në Scudetto, Milani mund ta kapë vendin e katërt

Q.Autor

Leave a Comment