Futboll

Maradona ‘çudit’ botën e futbollit: Do të kisha fituar më shumë topa të artë se Messi e Ronaldo

Ikona e Argjentinës, Diego Armando Maradona ka pohuar nuk është xheloz ndaj yjeve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke insistuar se ai do të kishte fituar më shumë Topa të Artë se ata.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit ka thënë se nuk ka arsyeje pse t’i xhelozojë yjet aktuale të futbollit, transmeton Express.

“Do të kisha fituar më shumë Topa të Artë se Messi dhe Ronaldo”, ka thënë Maradona.

Megjithatë, ai e ka shfrytëzuar rastin ta lartësojë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldos, duke thënë: “Ai është thjesht i mrekullueshëm”.

Pyetja se a ka të drejtë Maradona për atë që thotë nuk do të marrë përgjigje asnjëherë, pasi France Football i ka konsideruar vetëm lojtarët evropianë për çmimin më të rëndësishëm individual deri në vitin 1995.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Trajneri Gega: Të gjithë kanë bërë mirë në Kombëtare, Brojës i them… “fisheku i artë”

Delo.autor

NDËRHYRJE HORROR/ Ja momenti mbrojtësi Ozdemir godet kundërshtarin me takë në fytyrë (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZON “BAVAREZËT” E NAGELSMANN/ Legjenda Matthaus: Ky Bayern, i vështirë për t’u ndalur

Delo.autor

Leave a Comment