Futboll Premier League

Largimi i Coutinhos pothuajse i sigurt, Liverpool i tregon çmimin Barcelonës

Me Barcelonën që është e gatshme ta ringjallë interesimin për Philippe Coutinhon e Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit, mediat spanjolle raportojnë se “Të kuqtë” tashmë ia kanë vendosur çmimin yllit brazilian.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Liverpool kërkon hiç më pak se 160 milionë euro për yllin e tij dhe se dëshiron të zbulojë herët nëse Barça vërtet dëshiron ta mbyllë një marrëveshje qysh në janar, në mënyrë që ta shmangë një saga tjetër që zgjat gjatë gjithë afatit kalimtar, transmeton Express.

Thuhet se një pjesë e rëndësishme e hierarkisë së Barcelonës është e gatshme t’i përmbushë kërkesat për blerjen e Coutinhos.

Related posts

“PRESIM QË “PLESHTI” TË JETË GATI PËR…”/ Trajneri Pochettino jep lajmin e madh mbi “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

Spalletti: Një barazim që s’na prish punë, jemi në garë për Champions

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ Klopp: Të bëhesh kampion në Angli është më e vështirë sesa në

Isa.Autor

Leave a Comment