Moto GP Të tjera

Marquez kërcënon me largim nga Honda: Porta është gjithnjë e hapur

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez ka komentuar për herë të parë mundësinë e një largimi nga motori kampion bote. Ditët e fundit është përfolur për një transferim te motori KTM apo edhe te Ducati, për të formuar një dyshe me Lorenzo.

Porta është gjithnjë e hapur, por kam thënë se do të shkoj aty ku më çon zemra dhe ku do të kem mundësi për të garuar për të fituar titullin kampion bote në Moto GP”, u shpreh Marquez. “Nuk dua të rrezikon dhe të shkoj në një ekip që nuk është kompetitiv, do të ishte një hap dhe bast i gabuar. Dua një motor që të jetë fitues në çdo garë”, u shpreh më tej piloti spanjoll, 6 herë kampion bote.

Duke folur më tej për rezultatin e këtij sezoni, ku u shpall kampion bote, Marquez shprehet se e nënvlerësoi shumë potencialin e Andrea Dovizioso, me të cuilin dueloi për titull deri në garën e fundit.
Kur fitoi në Mugello dhe Montmelo isha i kënaqur, pasi i hoqi pikë Vinales dhe Rossit, por më pas e kuptova se Dovizioso mund të fitonte Botërorin. Kam mësuar shumë nga ai, pasi ruan të njëjtin stil dhe garon pa asnjë presion”, tha Marquez, që ka shansin të fitojë të tjerë tituj kampionë dhe të thyejë rekordet.
Nuk i kam parë kurrë rekordet, unë pilotoj një mtor kampion dhe përpiqem të përmirësohem nga viti në vit. Jam 24 vjeç dhe e ardhmja mund të shkojë mirë ose keq, por do të provoj gjithnjë të fitoj”, u shpreh Marquez.

Related posts

MOTO GP/ Rossi: Podiumi rezultat i rëndësishëm, Yamaha po bën progres

Sadik.Autor

FERMË 16 HEKTARËSHE/ Mike Tyson bëhet milioner duke kultivuar marijuanë (FOTO)

Delo.autor

SKANDAL NË ROLAND GARROS/ Tenistja ruse Sizikova arrestohet për trukime ndeshjesh

Delo.autor

Leave a Comment