Futboll La Liga

Mascherano kërkoi largimin, Barcelona merr vendim befasues për argjentinasin

Barcelona nuk do të lejojë largimin e Javier Mascheranos gjatë afatit kalimtar të dimrit

Zyrtari për media i Barcelonës, Josep Vives ka mohuar se Javer Mascherano do të largohet gjatë dimrit, pasi thotë se skuadra nuk do të dobësohet.

Ai po ashtu tha se në këtë afat kalimtar Barcelona vetëm do të përforcohet.

“Interesi i përgjithshëm është mbi dëshirat individuale të çdo lojtari. Ashtu siç tha edhe presidenti, klubi gjatë afatit kalimtar të dimrit nuk do të dobësohet, por do të forcohet. Në asnjë rast nuk do të dobësohemi”, tha Vives.

Mascherano shumicën e kohës ka qenë në bankën rezervë dhe kishte kërkuar largimin, për të ruajtur një vend në kombëtaren e Argjentinës.

Related posts

A do të transferohet në Madrid? Lewandowski thyen heshtjen me këtë deklaratë

Sadik.Autor

LIVE| Laçi-Tirana, Tifozët bëhen me “zemër”. Lika i pret penalltinë kurbinasve

Delo.autor

DUELI PËR KREUN/ Dembele shpëton Barcelonën në “frymën e fundit” ndaj Atleticos

Isa.Autor

Leave a Comment