Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E JANARIT/ Lyon dhe PSG, gati të sfidohen për të pakënaqurin e Manchester United

PSG dhe Lyon po mendojnë të vihen në lëvizje për sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Sipas RMC, Lyon duket se do të kërkojë ta marrë ish-lojtarin e saj me huazim muajin e ardhshëm, ndërsa PSG e shikon si një zëvendësues të mundshëm të Mbappe, me kontratën e këtij të fundit që skadon në fundin e sezonit.

Martial kërkon t’i japë fund aventurës zhgënjyese në Old Trafford dhe i ka thënë klubit se ka dëshirë të largohet në merkaton e janarit.

Sulmuesi nuk i është kënaqur sepse nuk luan dhe  nuk pret që situata të ndryshojë me Rangnick.

26-vjeçari ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar në këtë sezon të Premier Leagye dhe ka luajtur vetëm 67 minuta në Champions League, me ndeshjen e vetme si titullar të luajtur në fitoren e marrë në fushën e Villarreal-it.

Related posts

THELLOHET HENDEKU MIDIS MESSIT DHE BARCELONËS/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi “Jashtëtokësori”

Delo.autor

PO “SHPËRTHEN” TEK INTER/ Gjigantët e Premier League futen në garë për “Demin” Martinez, ja emrat

Delo.autor

NË SEZONIN 2012-2013 LUANIN NË KATEGORINË E KATËRT/ Ngjitja e Leipzig, nga fundi në majë për 7 vite

Delo.autor

Leave a Comment