Kategoria Superiore Shqipëri

Mbrojtësi i Partizanit thyen heshtjen: Edhe të rinjtë nuk do kishin humbur 5-0

Mbrojtësi lezhjan i Partizanit, Renato Malota, ishte i pari që mori guximin të flasë për mediat dhe të komentojë humbjen turpëruese 5-0 të Partizanit në Gjirokastër.

Në një konferencë për shtyp Malota i kërkoi ndjesë të gjithë tifozëve, ndërsa tregoi se ajo që kishte ndodhur në Gjirokastër, ishte diçka e pashpjegueshme për të dhe për shokët e ekipit.

“Në radhë të parë dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve të Partizanit, që na kanë mbështetur fuqishëm e përherë, si brenda, edhe jashtë fushe. Dua t’i garantoj ata se lojtarët e Partizanit e ndiejnë peshën e fanellës që mbajnë veshur, e dinë se për çfarë klubi luajnë dhe se cilët përfaqësojnë. Me këtë rast u bëj thirrje të mos na kthejnë shpinën, por të na përkrahin siç vetëm ata dinë, fuqishëm, sepse kemi nevojë më shumë se asnjëherë për ta.

Ndiej keqardhje që në një humbje të tillë isha në fushë. Por, janë ca ndeshje që nuk e di, nuk e kisha provuar ndonjëherë. Mendoj se ishte një episod i keq, s’e di si t’ia vë emrin. E kemi diskutuar disa herë me djemtë e skuadrës dhe nuk arrijmë ta shpjegojmë. Ndoshta ishte thjesht një moment i errët, por jam i bindur se edhe po të luante ekipi i të rinjve, nuk do kishim humbur 5-0”, tha Malota.

Related posts

NDESHJA ME SKËNDERBEUN/ Katër mungesa për Kukësin, Gjoka përzien “kartat” para sfidës

Delo.autor

“FANELLA E SKËNDERBEUT ËSHTË E RËNDË”/ Presidenti Takaj: Po merremi me transferimin e sulmuesit…

Delo.autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Mesfushori Krymi: Një përballje shumë e vështirë. Asnjë ekip nuk është i lehtë, por…

Delo.autor

Leave a Comment